Futboll

Të dielën nis shitja e biletave për ndeshjen e Dritës

KF Drita

KF Drita

Biletat për ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Differdange 03 do të dalin në shitje nga e diela.

Këtë e bëri të ditur të shtunën klubi gjilanas.

“Klubi ynë njofton se biletat për ndeshjen FC Drita - FC Differdange 03 do të dalin në shitje nesër në mënyrë fizike nga ora 13:00 para teatrit të qytetit. Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje edhe te stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në tri pika të shitjes”, ka shkruar klubi gjilanas.

Biletat kushtojnë nga 3 deri në 20 euro.

Ndeshja mes Dritës dhe Differdange 03 do të luhet të martën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja e kthimit në Luksemburg është më 15 korrik.

Ndeshjet vendase evropiane të Dritës, Prishtinës dhe Malishevës do të transmetohen  në KTV.