Kampionia e Kosovës, Drita, të shtunën ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen kthyese ndaj Copenhagenit.
Ndeshja mes Dritës dhe Copenhagenit luhet të martën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të transmetohet në KTV. Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjilanase të martën u mposht në ndeshjen e parë me rezultatin 2:0.
Biletat në lindje kushtojnë 5 euro, perëndim 10 euro, veri 3 euro ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 20 euro.
“Klubi jonë Drita ju njofton se biletat për ndeshjen e rundit të dytë kualifikues të ‘UEFA Champions League’ në mes të Dritës dhe Copenhagenit do të dalin në shitje nga sot në mënyrë fizike nga ora 18:00 para teatrit të qytetit. Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje edhe te stadiumi “Fadil Vokrri” në tri pika të shitjes”, ka shkruar Drita në rrjetet sociale.
-
Dalin në shitje bliletat për ndeshjen Drita - Differdange
-
Drita drejt eliminimit nga Championsi, po pëson 1:0 pas pjesës së parë
-
Copenhageni tregon arsyen e veçantë pse ka larguar sponsorin nga fanella për ndeshjen me Dritën
-
Kampioni danez kërkon tjetër fitore në “Fadil Vokrri”
-
Copenhageni fiton sërish 2:0, Dritën e pret punë e vështirë të martën