Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daku vazhdon me gola në Rusi

Mirlind Daku - Rubin Kazan

Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar tjetër gol në kampionatin e Rusisë.

Të dielën, Daku e shënoi golin e vetëm për Rubin Kazanin që humbi me rezultat 3:1 nga Spartak Moska.

Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të kampionatit rus.

Daku realizoi në minutën e 77-të me asistim të Dardan Shabanhaxhajt.

Për Dakun ishte goli i nëntë në 32 ndeshje me fanellën e Rubin Kazanit.

Edhe Daku ia siguron fitoren e parë Rubin Kazanit Futboll Daku ia siguron fitoren e parë Rubin Kazanit

Daku kompletoi takimin, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj u paraqit nga minuta e 64-t.

Rubin Kazani është në vend të tetë me 41 pikë, ndërsa Spartak Moska është në pozitën e pestë në tabelë me 49 pikë.


Tjetër gol i Dakut në Rusi

Sulmuesi Mirlind Daku ka vazhduar me efikasitet në Rusi. 

Edhe Daku shënon gol, por Rubin Kazani mposhtet thellë Futboll Daku shënon gol, por Rubin Kazani mposhtet thellë

Ai shënoi për Rubin Kazanin që po pëson 3:1 nga Spartak Moska.

Daku shënoi në minutën e 77-të me asistim të Dardan Shabanhaxhajt.