Mirlind Daku e ka shënuar golin e vetëm për Rubin Kazanin që të shtunën pësoi disfatë të thellë nga CSKA Moska.
Rubin Kazani u mposht në udhëtim me rezultatin 5:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së katërt të Premier Leagues së Rusisë.
Daku golin e realizoi në minutën e 40-të. Ai u paraqit deri në minutën e 85-të.
Ndërkohë bashkëlojtarët e Dakut, Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha, luajtën deri në minutën e 74-t.
Për 27-vjeçarin Daku ky ishte goli i pestë këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me një asistim.
Edhe
Rubin Kazani fiton falë golit të Mirlind Dakut
Pas katër xhirove, Rubin Kazani ka shtatë pikë dhe renditet në pozitën e pestë.
VIDEO:
Beautiful goal from Mirlind Daku! 😅🇦🇱 pic.twitter.com/2YK6ubkA1l