Sulmuesi Mirlind Daku është duke e shikuar nga tribuna VIP ndeshjen e Kupës së Rusisë ndërmjet skuadrës së tij të re, Sparta Moskës dhe Orenburgut.
Ai është kapur nga kamerat duke shikuar ndeshjes i shoqëruar nga drejtori sportiv i Spartak Moskës, Francis Cajingo.
Të martën mbrëma, Daku kaloi me sukses kontrollimet mjekësore, ndërsa vlera e transferimit të tij nga Rubin Kazani te Spartaku është raportuar të jetë 11 milionë euro.
Po ashtu është mësuar se paga e futbollistit 28-vjeçar të Shqipërisë do të jetë rreth 4 milionë euro.