Sulmuesi Mirlind Daku, ndoqi nga tribunat ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës së Rusisë ndërmjet Spartak Moskës dhe Orenburgut. Ndeshjen e fitoi Spartaku me rezultat 5:1 të mërkurën, ku i pranishëm në tribunën VIP ishte edhe sulmuesi kosovar, Mirlind Daku.
Daku të martën kaloi me sukës testet mjekësore dhe do të prezantohet së shpejti te Spartaku, skuadër ku u transferua nga Rubin Kazani për 11 milionë euro.
Daku ishte në zonën VIP së bashku me drejtorin sportiv të Spartakut, Francis Cajigao.
Mediumi rus “Sport” ka raportuar e Daku është fishkëllyer.
“Daku ndoqi një ndeshje të Spartakut. Ai u fishkëllye nga tifozët”, është titulli i mediumit rus.
Edhe
Spartak Moska zyrtarizon Dakun
Në shkrim shkruan se nga tifozët e pranishëm ka pasur thirrje “Kosova – Serbia”.
“Gjatë pjesës së parë, tifozët e Spartakut brohoritën “Kosovë – Serbi””, shkruan “Sport”.
Grupi i tifozëve të Spartak Moskës, Crazy North, ka kundërshtuar kalimin e Mirlind Dakut te kjo skuadër.