Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, pritet të bëjë përgatitje të përbashkëta me grupin e lojtarëve të Rubin Kazani gjatë kampit të tretë përgatitor për stinorin pranveror të elitës së futbollit të Rusisë.
Daku u stërvit individualisht gjatë kampit të parë dhe të dytë. Por në kampin e tretë që Rubini do ta zhvilloj në Turqi nga 13 deri më 21 shkurt, Daku do të stërvitet bashkë me grupin tjetër të lojtarëve, ka raportuar mediumi rus “Busniess Sport”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRubin Kazani në Turqi ka planifikuar t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore. Më 15 shkurt kundër Pakhtakorit dhe më 20 shkurt ndaj Orenburgut.
Sulmuesi i Shqipërisë ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar dhjetë gola në elitën ruse këtë edicion. Ai ka edhe një asistim.