Futboll

Conte zbulon arsyen pse e zëvendësoi Amir Rrahmanin

Conte-Rrahmani

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka zbuluar arsyen pse e zëvendësoi Amir Rrahmanin në ndeshjen kundër Atalantas. Rrahmani u largua nga fusha në minutën e 64-t në fitoren 3:1 të Napolit. Por trajneri

Conte ka thënë se Rrahmani u zëvendësua për shkak të lodhjes.

“Si Hojlund ashtu edhe Rrahmani u zëvendësuan sepse pashë që ishin pak të lodhur dhe kështu preferova t’i ndërroja”, ka thënë Conte, shkruan “tuttonapoli.net”.

Rrahmani luajti për Kosovën kundër Sllovenisë dhe Zvicrës para se t’i bashkohej Napolit për ndeshjen ndaj Atalantas.

Conte ka lënë të kuptohet se Rrahmani do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Qarabagut të martën në Ligën e Kampionëve.

Edhe vet Rrahmani ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi se do të jetë gati për ndeshjen ndaj Qarabagut.