Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Conte flet sërish për Amir Rrahmanin

Amir Rrahmani

Napoli do të ketë shumë mungesa në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve kundër Sporting Lisbonës. Ndeshja Napoli – Sporting luhet të mërkurën nga ora 21:00.

Një prej mungesa të kampionit italian është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka thënë se Rrahmani është mungesë e madhe për ekipin.

“Rrahmani u lëndua derisa ishte në detyrë me ekipin përfaqësues dhe së bashku me Alessandro Buongiornon janë dy mungesa në qendër të mbrojtjes”, ka thënë Conte të martën në konferencë për media.

Rrahmani u lëndua gjatë ndeshjes që Kosova e humbi 4:0 nga Zvicra në Basel më 5 shtator.

Ai më pas nuk luajti kundër Suedisë më 8 shtator, ndërsa për Napolin nuk është paraqitur në tri ndeshjet e fundit. Ndaj Pisas ishte në bankën e rezervistëve, por u raportua se një ditë para ndeshjes kundër Milanit, pësoi tjetër lëndim në stërvitje.

Ai pritet t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e tetorit, kundër Sllovenisë dhe Suedisë.