Futboll

Rrahmani mund të startojë ndaj Genoas

Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka munguar kampionit në fuqi të Italisë, Napolit, në katër ndeshjet e fundit. 

Për shkak të një lëndimi muskulor, Rrahmani i mungoi Napolit ndaj Copenhagenit dhe Chelseat në “Champions” dhe ndaj Juventusit dhe Fiorentinas në Serie A. 

Qendërmbrojtësi tashmë është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në kampionatin italian. 

Kështu kanë shkruar të hënën mediumet italiane. 

Napolitanët të shtunën nga ora 18:00 luajnë në udhëtim te Genoa në kuadër të xhiros së 24-t. 

Rrahmani edhe më herët për shkak të lëndimit i mungoi në disa ndeshje skuadrës së Antonio Contes. 

Napoli është duke kaluar fazë të vështirë për shkak të lëndimeve të shumta. Së fundi, Napolit i është lënduar kapiteni Giovanni Di Lorenzo i cili pritet të jetë jashtë fushës gjatë. 

Të lënduar pos Di Lorenzos janë edhe Kevin De Bruyne, Billy Gilmour, David Neres, Matteo Politano e Frank Anguissa.