Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Amir Rrahmani kthehet në stërvitje

Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, të martën ka stërvitur për herë të parë pas lëndimit.

Rrahmani u lëndua më 15 shkurt në ndeshjen Napoli – Roma, e cila përfundoi 2:2. Mbrojtësi i Napolit kishte pësuar lëndim muskulor. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediumet italiane kanë raportuar se Rrahmani të martën ka stërvitur në qendrën stërvitore të Napolit.

“Amir Rrahmani do t’i mungojë Kosovës në plejofin kualifikues për Kupën e Botës. Kosova do të paraqitet pa kapitenin e saj, i cili u kthye në qendrën stërvitore sot për t’u kthyer në fushë sa më shpejtë të jetë e mundur. Pritej që ai të ishte i gatshëm në fund të prillit. Por rikuperimi i Amirit është përshpejtuar dhe do të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Parmas. Ka shpresë që Rrahmani të jetë në stol kundër Milanit. Është një mundësi që nuk përjashtohet, por është vështirë të thuhet sot përfundimisht”, shkruan “calcionapoli1926.it”.