Manchester City ka vazhduar partneritetin me “Puma” për të paktën dhjetë vjet të tjera. Kontrata e re për fanella është e vlefshme të paktën 1 miliard funte, shkruan BBC të martën. Kjo është marrëveshja më e madhe për pajisje sportive në Premier League.
City fillimisht kishte nënshkruar marrëveshje prej 65 milionë funte në vit me prodhuesin gjerman të fanellave, në vitin 2019. Por palët janë pajtuar për vazhdim të bashkëpunimit të paktën deri në vitin 2035. City do të fitojë plot 100 milionë funte, apo 115 milionë euro, në vit nga marrëveshja.
Shifra kalon marrëveshjen prej 90 milionë funtesh që ka Manchester Unitedi me “Adidas” nga viti 2023. Kampioni, Liverpooli, do të ketë të njëjtin furnizues nga ky stinor, pas marrëveshjes prej 60 milionë funtesh në vit.
City ka pasur periudhë të mahnitshme suksesi nga viti 2019. Ka fituar katër tituj të Premier Leagues e po ashtu fitoi Ligën e Kampionëve.
Të dy palët kanë arritur shitje rekorde në nivel global, sipas Cityt.
