Grupi i tifozëve të Spartak Moskës, Crazy North, ka kundërshtuar kalimin e Mirlind Dakut te kjo skuadër.
Sipas këtij grupimi, që njihet për qëndrime ekstreme, shqiptarët dhe kosovarët nuk kanë luajtur për Spartakun dhe nuk duhet të luajnë asnjëherë.
Në postimin në “Telegram”, “Crazy North”, ka publikuar një fotografi të një baneri ku në gjuhën ruse shkruan: “bastard shiptar, jashtë”.
Fotografia, por edhe postimi, kanë qasje kërcënuese ndaj Dakut. Në baner nuk është shkruar “shqiptar”, por “shiptar”, një term fyes ndaj shqiptarëve i përdorur nga serbët.
“Shprehim kundërshtimin tonë të plotë ndaj transferimit të mundshëm të Mirlind Dakut në klubin tonë. Bazuar në të kaluarën e shqiptarit, parashikojmë një sërë problemesh brenda një ekipi që aktualisht është i aftë të përballet me sfida serioze. Pavarësisht bojkotit të ndeshjeve të ekipit të parë, ne mbështesim popullin vëllazëror të Serbisë. Pavarësisht se sa i mirë mund të jetë një transferim potencial sipas standardeve të kampionatit, parimet duhet të kenë përparësi mbi rezultatet hipotetike. Daku nuk duhet të jetë në ekipin tonë”, shkruan në një deklaratë të “Crazy North”, të publikuar të hënën në mëngjes në faqen e tyre në rrjetet sociale.
Edhe
Tifozët proserbë të Spartakut kundërshtojnë transferimin e Dakut – nuk do të ketë shqiptarë në ekipin tonë
Në reagim grupi ka shkruar edhe se “qëndrimi ynë ndaj ustashëve dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve mbetet i pandryshuar – nuk ka pasur kurrë dhe nuk duhet të ketë kurrë lojtarë të tillë në ekipin tonë”.
LEXO EDHE: