Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bytyqi asiston në fitoren e CSKA Sofias

Zymer Bytyqi

Zymer Bytyqi e ka regjistruar një asistim të shtunën në fitoren e CSKA Sofias. 

CSKA Sofia e ka mposhtur Beroen në shtëpi me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të elitës së futbollit bullgar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bytyqi në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të kurse asistimin e bëri te goli i fitores të cilin e realizoi Adrian Lapena në minutën e 84-t. 

Për 28-vjeçarin Bytyqi ky ishte asistimi i dytë këtë edicion. Krahas dy asistimeve ka kontribuar edhe me katër gola. 

Me këtë fitore, CSKA Sofia e ka siguruar pjesëmarrjen në kupat evropiane. 

CSKA Sofia e zë vendin e pestë me 62 pikë.