Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Busquets: Casado na befasoi

Marc Casado

Mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, ka impresionuar me ndeshjet që i ka zhvilluar këtë edicion. Ai ka luajtur në 15 ndeshje dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo formë e ka befasuar edhe legjendën e Barcelonës, Sergio Busquets.

“Casado na befasoi shumë. Rritja, zhvillimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. E njoh prej kohësh. Ai është një lojtar shumë i mirë. Ai bën asistime, nuk e humb topin dhe gjithmonë merr vendimet e duhura”, ka thënë Busquets, shkruan të martën “Marca”.

Casado nga shumë tifozë po shihet si zëvendësuesi ideal i Busquetsit te Barça.

36-vjeçari Busquets u largua nga Barça në vitin e kaluar pas 15 vjetësh qëndrimi.

Casado u ftua për herë të parë te Përfaqësuesja e Spanjës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.