Përfaqësuesja e Brazilit e ka mposhtur Indinë në miqësore me rezultatin e thellë 4:0.
Estevao e hapi serinë e golave në minutën e 28-të.
Për 2:0 realizoi Pedro në minutën e 42-të me asistim te Estevaos.
Pedro asistoi edhe te goli i tretë të cilin e realizoi Samuel Lino në minutën e 58-të.
Lino e realizoi edhe golin e fundit në minutën e 95-të.
Për Brazilin ishte miqësorja e dytë e fituar gjatë këtij grumbullimi. Fitoi edhe ndaj Australisë.
Ndërkohë për Indinë ishte humbja e parë, krahas një barazimi.
India do ta luajë edhe një miqësore tjetër të martën e ardhshme ndaj Uruguait.