Përfaqësuesja e Marokut në futboll, ka shënuar fitore të thellë në miqësoren kundër Madagaskarit të martën mbrëma.
Maroku fitoi 4:0, ndërsa dy golat e parë i realizoi, Ismael Saibari.
Nga një gol shënuan Soufiane Rahimi dhe Ayoub El Kaabi.
Maroku është në grup me Brazilin në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në Grupin C janë edhe Haiti dhe Skocia.