Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Paraguai fiton bindshëm ndaj Nikaraguas

paraguai

Përfaqësuesja e Paraguait ka fituar bindshëm të premten pas mesnate ndaj Nikaraguas në miqësore. 

Miqësoren e fundit para Kupës së Botës, Paraguai e fitoi 4:0. 

Kaku dhe Miguel Almiron i shënuan golat në pjesën e parë, kurse Matias Galarza dhe Alexandro Maidana, realizuan në pjesën e dytë për fitoren e thellë. 

Paraguai e nis Botërorin më 13 qershor me ndeshjen ndaj SHBA-së, në kuadër të Grupit D, ku janë edhe Turqia dhe Australia.