Gazeta e madhe zvicerane “Blick”, shkroi ditë më parë që kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka bërë transplant të flokëve. Mbjellja e flokëve nga Xhaka u pa në video familjare që publikoi ai javën e kaluar.
“Blick” sërish u mor me këtë dhe të martën shkroi që Xhaka ka bërë transplantin në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Një klinikë në vend ka publikuar pamje nga transplanti të cilit i është nënshtruar mesfushori i Bayer Leverkusenit.
Shumë futbollistë po mbjellin flokët tashmë. Këtij procesi i janë nënshtruar edhe Mohamed Salah, Ivan Rakitiq, Marc-Andre ter Stegen e plot të tjerë.