Futboll

Xhaka: Lutuni për Kosovën

Granit Xhaka

Kapiteni i Zvicrës dhe Sunderlandit, Granit Xhaka, ka reaguar pas vërshimeve të ditëve të fundit në Kosovë. Ai ka shpërndarë një fotografi në Insagram.

Komuna të shumta të Kosovës janë përballur me vërshime, të cilat janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Për pasojë shumë shtëpi dhe biznese janë përmbytur. “Lutuni për Kosovën”, shkuan në fotogafinë e shpërndarë nga Xhaka.

Mesfushori Xhaka e viziton shpesh Kosovën, saktësisht Prishtinën. Atë lehtë mund ta shohësh edhe në qytet. Luan shpesh edhe futboll rekreativ me shokë të Kosovës.

Xhaka gëzon simpati të madhe në Kosovë. Edhe më shumë ka fituar zemrat e shqiptarëve pas festës së veçantë duke bërë shqiponjën dykrerëshe dhe golit ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018 në Rusi. E pastaj pas skenave të mahnitshme në Botërorin në Katar.

Xhaka me Zvicrën janë përballur pesë herë kundër Kosovës. Një fitore i ka takuar Zvicrës, ndërsa katër ndeshjet tjera kanë përfunduar baras.