Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Biqkaj do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë

Kaltrina Biqkaj

Futbollistja e Kosovës, Kaltrina Biqkaj do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Turqisë. Ajo të hënën ka njoftuar se i është bashkuar Trabzonsporit turk. Biqkaj u largua nga KFF Mitrovica pas gjashtë vjetësh. Ajo ishte prej më të mirave te Mitrovica. Me skuadrën e Mitrovicës, Biqkaj fitoi shumë trofe.

“Ndryshimi është gjithmonë i mirëpritur, sidomos kur jemi në ngritje dhe kemi nevojë për sfida të reja. Prandaj, me këtë postim dua të njoftoj se po bëj një hap të rëndësishëm në karrierën time dhe do të vazhdoj të zhvillohem në Superligën turke, në Trabzonspor”, ka shkruar Biqkaj të hënën në “Facebook”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçarja nga Kamenica ka zhvilluar 53 ndeshje për Kosovën, ndërsa ka shënuar tetë gola. Ajo mban rekordin për paraqitje në përfaqësueset e Kosovës.