Beshiktashi synon transferimin e kapitenit të Sunderlandit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.
Kështu ka raportuar të mërkurën mediumi turk “A Spor”.
Sipas këtij mediumi, emri i Xhakës është në mesin e katër futbollistëve që Beshiktashi synon t’i ketë në radhët e tyre.
Xhaka me Sunderlandin ka kontrtë deri në vitin 2028.
33-vjeçari ka treguar paraqitje të mira te Sunderlandi gjatë këtij edicioni në Premier League.
Ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime në 30 ndeshje.
Edhe
Trajneri i Sunderlandit konfirmon qëndrimin e Xhakës
Pjesë e Beshiktashit është Milot Rashica.
Por Rashica pritet të largohet në verë nga skuadra elitare e Turqisë.