Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bellinghami mbetet jashtë listës për ndeshjet e tetorit

Jude Bellingham

Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka thënë se nuk ka probleme me Jude Bellinghamin, Phil Fodenin apo Jack Grealishin, pasi kjo treshe u la jashtë listës për ndeshjet e muajit tetor të Anglisë ndaj Uellsit dhe Letonisë.

Bellinghami i Real Madridit nuk u ftua pavarësisht se është kthyer nga lëndimi i shpatullës, ndërsa Foden dhe Grealish nuk janë ftuar edhe pse po kalojnë formë të mirë te Manchester City dhe Evertoni. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tre Luanët” luajnë ndaj Uellsit në miqësore në “Wembley” të enjten, para se të ballafaqohen me Letoninë në Riga më 14 tetor, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit.

Nëse Anglia fiton ndaj Letonisë, do t’i duhen edhe dy pikë nga dy ndeshjet e fundit ndaj Serbisë dhe Shqipërisë në nëntor, për ta siguruar Botërorin në Kanada, Meksikë dhe SHBA nga vendi i parë.

“Jude gjithmonë e meriton të jetë këtu. Por është edhe situata tjetër se nuk ka qenë krejtësisht në ritmin e lartë te Real Madridi dhe nuk e ka përfunduar ende asnjë ndeshje të plotë pas lëndimit”, ka deklaruar Tuchel të premten në konferencën për shtyp.