Mbrojtësi i Dritës, Egzon Bejtullai, kishte besim se ndeshja ndaj Anglisë, më 19 qershor 2023, nuk do të ishte e fundit me fanellën e Maqedonisë së Veriut.
Dhe Bejtullai është ftuar pas tri vjetësh te Maqedonia e Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është përfshirë në listën e selektorit, Goce Sedloski, për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 kundër Danimarkës.
Ndeshja luhet në Kopenhagë më 26 mars.
“Të jem i sinqertë, e kam pritur që do të marr ftesë”, ka thënë Bejtullai për KOHËN të hënën. “Sigurisht që çdo lojtar kur është në momentet më të mira pret ftesë nga selektori i përfaqësueses, duke e ditur që kemi qenë në nivelin e duhur me ekipin si në gara evropiane ashtu edhe në kampionat”.
32-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes. Ai për Maqedoninë e Veriut ka luajtur 27 ndeshje, nga viti 2018 e tutje.
Së fundi ishte aktivizuar në humbjen 7:0 nga Anglia. Ishte ndeshje kualifikuese për Euro 2024, ndërsa Bejtullai u inkuadrua në pjesën e dytë.
Bejtullai ka luajtur në Euro 2020. U paraqit ndaj Austrisë. Ai shpreson të luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë e po ashtu në Botërorin në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“Danimarka është Kombëtare e fortë dhe me lojtarë cilësorë, por edhe ne kemi lojtarë mjaft cilësorë dhe jemi një grup shumë i mirë. Në futboll çdo gjë është e mundshme. Do të japim maksimumin mirë për të marrë rezultat pozitiv”, është shprehur Bejtullai.
Ai në Kosovë luan nga viti 2023. Fillimisht iu bashkua Gjilanit, ndërsa në vitin 2024 kaloi te Drita. Me Dritën fitoi titullin, ndërsa u paraqit deri në plejofin e Ligës së Konferencës. Ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin e Maqedonisë së Veriut me Shkëndijën e Tetovës. Për një periudhë të shkurtër luajti edhe për Helsingborgun në Suedi, ndërsa është paraqitur edhe për Teteksin.
Për herë të parë ftesë nga Maqedonia e Veriut ka marrë Imran Fetai, ndërsa nuk mungojnë edhe Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Reshat Ramadani, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.
Kontributin e Bejtullait për Maqedoninë e Veriut e ka vlerësuar edhe selektori Sedloski.
“Sigurisht, kemi bërë disa rifreskime aty ku menduam se ishte e nevojshme. Janë tre debutues në listë, Fetai, Herrera dhe Musovski. Doriev, Nikolov dhe Bejtullai po kthehen gjithashtu në skuadër. Janë lojtarë që e njohin mirë sistemin dhe atmosferën në ekipin kombëtar dhe që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në të kaluarën”, ka thënë Sedloski.