Bayerni e shkatërron klubin amator të Zelandës së Re
Bayern Munichu e ka shkatërruar klubin amator Auckland City të Zelandës së Re të dielën, në ndeshjen e parë të Grupit C të Kupës së Botës për Klube.
Bavarezët fituan me rezultatin 10:0 ndaj Auckland Cityt.
Në këtë grup janë edhe Boca Juniorsi dhe Benfica.
Pjesa e parë u mbyll 6:0.
Menjëherë në minutën e gjashtë me golin e Kinglsey Comanit, Bayerni dha sinjale se do të fitojë thellë.
Në minutën e 18-të, Sasa Boey realizoi për 2:0, ndërsa Michael Olise shënoi për 3:0 vetëm dy minuta më vonë.
Coman në minutën e 22-të shënoi për 4:0.
Deri në mbyllje të pjesës së parë, Bayerni shënoi edhe dy herë tjera. Thomas Muller realizoi në minutën e 45-të, ndërsa në minutën e tretë të shtesës, Olise realizoi sërish për 6:0.
Në pjesën e dytë, Bayerni i shënoi edhe katër gola tjerë.
“Hat-trick” regjistroi Jamal Musiala, njëri prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të në vend të sulmuesit Harry Kane.
Musiala shënoi në minutën e 68-të, të 73-të dhe të 84-t.
Ndërkohë, Muller me golin e minutës së 89-të e vendosi rezultatin përfundimtar të përballjes.
Regont Murati luajti te skuadra zelandeze dhe e kompletoi ndeshjen në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Murati është 29-vjeçar dhe është i lindur në Pejë.
Tek Aucklandi, Murati është prej vitit 2022. Më herët ka luajtur për disa skuadra tjera të Zelandës së Re.
Gjashtë gola të Bayernit në pjesën e parë
Bayern Munichu ka shënuar gjashtë gola në pjesën e parë ndaj Auckland Cityt në ndeshjen e parë të Grupit C në Kupën e Botës.
Nga dy gola në pjesën e parë realizuan Kingsley Coman dhe Michael Olise, ndërsa me nga një gol kontribuuan Sasa Boey dhe Thomas Muller.
Bayerni shënon katër gola për 21 minuta
Bayerni ka shënuar katër gola për 21 minuta në ndeshjen e parë të Grupit C të Kupës së Botës për Klube.
Bavarezët janë duke fituar 4:0 ndaj Auckland Cityt.
Kingsley Coman shënoi dy herë, ndërsa Sasa Boey dhe Michael Olise e realizoi një gol tjetër.
Auckland City është skuadër nga Zelanda e Re.
Te kjo skuadër nga minuta e parë është duke luajtur Regont Murati.
Murati është 29-vjeçar dhe luan në krahun e djathtë.
Ai ka shtetësi të Kosovës dhe është i lindur në Pejë.