Bayern Munichu e ka siguruar fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube.
Bavarezët mposhtën 2:1 Boca Juniorsin në orët e para të së shtunës.
Harry Kane në minutën e 18-të i dha epërsinë Bayernit.
Miguel Merentiel në të 66-n barazoi shifrat.
Bayerni e siguroi fitoren falë golit të Michael Olise në minutën e 84-t.
Në Grupin C, Bayernni është i parë me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, Benfica e dyta me katër pikë, Boca Juniorsi i treti me një pikë ndërsa amatorët e Auckland City kanë zero pikë.