Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq mësimdhënësja dhe shkrimtarja, Hanëmshahe Ilazi

Hanëmshahe Ilazi

Hanëmshahe Ilazi (1946 - 2026)

Mësimdhënësja dhe shkrimtarja, Hanëmshahe Ilazi, ka vdekur të mërkurën në moshën 80-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00 në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Hanëmshahe Ilazi ishte veprimtare shqiptare, shkrimtare e mësimdhënëse, e njohur për angazhimin e saj në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, veçanërisht të vrasjes së fëmijëve shqiptarë nga forcat serbe.

Ajo është autore e librit “A vriten engjëjt?!”, të botuar më 2012, ku dokumentohen fëmijët e vrarë gjatë periudhës 1981–1999. Më pas, së bashku me Nusret Pllanën, ka kontribuar edhe në veprën “Fëmijët martirë të Kosovës 1981–1999”, e cila përmbledh të dhëna për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur. 

Ndër veprat e saj përfshihen edhe dy libra të botuar nga shtëpia botuese KOHA: “Gratë e njohura të trojeve shqiptare” dhe “Gratë e huaja për shqiptarët dhe shqiptarët e diasporës”.

Për rreth 20 vjet, ajo dha mësim në shkollën e mesme “Elena Gjika” në Prishtinë si arsimtare e gjuhës shqipe. 

Foto: Oral History Kosova