Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barçës i bashkohet talenti suedez

Roony Bardghji

Talenti suedez, Roony Bardghji, i është bashkuar skuadrës së Barcelonës. 

Barça të hënën në faqen zyrtare njoftoi se ka arritur marrëveshje me Copenhagenin për ta transferuar Bardghjin.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

19-vjeçari Bardghji me gjigantin katalunas ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick ka paguar 2.5 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Bardghjit. 

“Vetëm 19 vjeç, ky sulmues i krahut të djathtë njihet për shpejtësinë dhe aftësinë e tij për të shënuar gola, cilësi që e bëjnë atë një talent të shkëlqyer për të ardhmen. Si lojtar anësor, Bardghji njihet për aftësitë e tij në situatat një kundër një dhe aftësinë për të dribluar kundërshtarët. Prania e tij në krahun e djathtë mund të bëjë diferencën dhe të ofrojë më shumë dinamizëm”, ka shkruar Barça. 

Bardaghji me Copenhagenin i zhvilloi 84 ndeshje dhe kontribuoi me 15 gola dhe një asistim. 

Me Përfaqësuesen U21 të Suedisë, Bardghji, ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka realizuar dy gola.