Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ylli i Barcelonës flet për ndeshjen ndaj Kosovës

Roony Bardghji

Sulmuesi i Barcelonës që vlerësohet shumë në Spanjë e Suedi, Roony Bardghji, debutoi të premten mbrëma te Suedia në humbjen 2:0 nga Zvicra.

19-vjeçari pati vetëm gjashtë minuta në dispozicion për të bërë ndonjë ndryshim në duelin ndaj helvetikëve, por nuk ia arriti një gjëje të tillë, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më shumë minuta pret për duelin ndaj Kosovës në Goteborg të hënën mbrëma.

“E di se sa shumë mund të kontribojë. Dua vetëm të shfaq më shumë. Por kjo varet nga trajneri. Ne do të provojmë ta bëjmë më të mirën dhe të arrijmë rezultate të mira në ndeshjet e fundit”, ka deklaruar ai.

Kosova fitoi ndaj Suedisë në ndeshjen e parë në Prishtinë 2:0. Tjetër rezultat pozitiv ndaj suedezëve synon të hënën.