Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona e pandalshme fiton thellë ndaj Feyenoordit

Lamine Yamal - Raphinha

Foto: Associated Press

Barcelona për ndeshjen e katërt në fillim të këtij edicioni, ka shënuar pesë gola ndaj një kundërshtari. 

Me sulm jashtëzakonisht efikas dhe me mbrojtje stabile, Barcelona fitoi edhe ndaj Feyenoordit thellë 5:1, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions. 

Braziliani Raphinha dhe Karim Adeyemi shënuan në pjesën e parë për 2:0. Raphinha e shënoi edhe golin e dytë personal në pjesën e dytë. Supergol nga gjuajtja e lirë shënoi Lamine Yamal për 4:0. 

Në Ligën e Kampionëve me gol debutoi Gabriel Jesus. Ai shënoi në minutën e 85-të, dy minuta pasi hyri në fushë. Golin e vetëm për holandezët e Feyenoordit e realizoi Sem Steijn. 

Goldallimi i Barcelonës në pesë ndeshjet e para të sezonit të ri në të gjitha garat është 22:3.

Edhe Barcelona e pandalshme Futboll Barcelona e pandalshme

Jesus realizon dy minuta pas inkuadrimit në lojë

Gabriel Jesusit i janë dashur vetëm dy minuta lojë për të debutuar me gol te Barcelona. 

Sulmuesi që në verë u transferua nga Arsenali, shënoi në minutën e 85-të gol me kokë, me asistim të Lamine Yamalit.


Feyenoordi realizon ndaj Barcelonës

Feyenoordi ka shënuar më në fund ndaj Barcelonës. 

Për 4:1 shënoi Sem Steijn, tetë minuta para fundit.


Supergol i Yamalit

Lamine Yamal ka shënuar supergol për Barcelonën që është duke fituar 4:0 ndaj Feyenoordit. 

Në minutën e 77-të, Yamali shënoi nga gjuajtja e lirë.


Tjetër gol nga Raphinha

Raphinha ka shënuar tjetër gol ndaj Feyenoordit dhe është duke udhëhequr 3:0. 

Braziliani e realizoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 58-të.
 


Barcelona bindëse në pjesën e parë

Barcelona është treguar bindëse si në ndeshjet e kaluara në La Liga, tani edhe në Ligën e Kampionëve. 

Pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së parë të Championsit ndaj Feyenoordit, e ka mbyllur me epërsi 2:0. 

Raphinha në minutën e tretë dhe Karim Adeyemi në minutën e 22-të, shënuan supergola për 2:0. 

Barça e Hansi Flickut nuk u rrezikua shumë. 

Në ndeshjen tjetër që po luhet në të njëjtin orar, Stuttgarti është duke fituar ndaj Vikingut, 3:1. 

Edhe Barcelona e mposht thellë Galatasarayn Futboll Barcelona e mposht thellë Galatasarayn

Ermedin Demiroviq shënoi “hat-trick” për Stuttgartin në pjesën e parë. Kroati Zlatko Tripiq e realizoi golin e vetëm për Vikingun.


Supergol i Adeyemit

Karim Adeyemi ka shënuar supergol për rezultatin 2:0. 

Adeyemi realizoi me gjuajtje të përkryer nga distanca, në minutën e 22-të.
 

 

 


Barcelona me epërsi të hershme

Barcelona ka krijuar epërsi të hershme të mërkurën në mbrëmje në shtëpi. 

Që në minutën e tretë, Raphinha pas asistimit të Lamine Yamalit, bëri veprim të shkëlqyer në zonë dhe gjuajti saktë për 1:0 ndaj Feyenoordit.
 

 

 

 


Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Barcelona – Feyenoord

Kampionia e Spanjës, Barcelona, do të ketë formacion sulmues në fushën e lojës ndaj Feyenoordit, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions. 

Trajneri Hansi Flick do të sulmojë me treshen e sulmit, Lamine Yamal, Raphinha dhe Karim Adeyemi. 
Në portë do të jetë Joan Garcia, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Jules Kounde, Pau Cubarsi, Andreas Christensen dhe Joao Cancelo. Në mesfushë janë Rodri, Olmo dhe Pedri. 
Ndeshja nis në orën 18:45. Nga ky orar luhet edhe dueli Stuttgart – Viking. 

Formacioni i Barcelonës: 

Joan Garcia, Kounde, Cubarsi, Christensen, Joao Cancelo, Olmo, Rodri, Pedri, Yamal, Raphinha, Adeyemi

Edhe Barcelona nuk ndalet, shënon golin e katërt në Stamboll Futboll Barcelona nuk ndalet, shënon golin e katërt në Stamboll

Formacioni i Feyenoordit: 

Ernst, Mika Marmol, Watanabe, St. Juste, Read, Valente, Vanhoutte, Zechiël, Javi Lopez, Ferri, Hadj Moussa