Futboll

Selektori i Suedisë pret reagim pas humbjes nga Kosova

Jon Dahl Tomasson

Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson pret reagim nga të përzgjedhurit e tij pas humbjes nga Kosova. Më 8 shtator në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 2:0 ndaj Suedisë.

Më 10 tetor Suedia e pret Zvicrën, ndërsa më 13 tetor edhe Kosovën.

“Duhet të reagojmë. Duhet të kthehemi në atë për të cilën jemi të mirë, në principet tona. Kështu ne jemi ekip i mirë. Nuk u jemi përmbajtur parimeve në ndeshjen në udhëtim ndaj Kosovës. Kemi luajtur ngadalë, me shumë prekje. Nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejt kur kemi humbur topin dhe këto janë shenja se kemi luajtur zbehtë”, ka thënë Tomasson.

Ai ka treguar se ka pasur biseda me shumë lojtarë pas ndeshjes me Kosovën.

Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak janë yjet e Suedisë.

“Është mirë të shohësh që Gyokeres është gjithnjë e më i gatshëm. Isak po kthehet në formë dhe kjo është e rëndësishme”.

Te Suedia është kthyer Victor Lindelof i Aston Villas, ndërsa emër i ri është talenti i madh i Barcelonës, Roony Bardghji.

Sebastian Nanaci mungon për shkak të lëndimit.

“Bardghji është talent i madh, që është kthyer nga lëndimi dhe po shfaqet mirë te Barcelona”, ka thënë Tomasson.

Lexo përditësimet tjera
Suedia

Isak e Gyokeres udhëheqin Suedinë ndaj Kosovës

Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, të mërkurën e shpalli listën për ndeshjet e ardhshme të...