Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atalanta e mposht minimalisht Romën

Atalanta

Atalanta ka mposhtur 1:0 Romën në xhiron e 18-të të Series A, duke ia shkaktuar humbjen e shtatë sezonale skuadrës së Gian Piero Gasperinit, i cili te kryeqytetasit kaloi sivjet, pas nëntë sezonesh sa ishte në krye të Atalantas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mjaftoi një gol i Giorgio Scalvinit në minutën e 12-të që Atalanta të merrte pikët e plota nga kjo ndeshje.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në pozitën e tetë me 25 pikë.

Roma e cila pati nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin po kalon në një periudhë me rezultate jo shumë pozitive. Tani Roma është e pesta me 33 pikë të tubuara, pesë më pak se lideri Milan që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.