Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitje të mira në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Asllani shënoi një gol dhe bëri një asistim të dielën në fitoren e Elversbergut 3:1 ndaj Hannoverit. Ndeshja u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së 12-të.
Asllani e shënoi golin e dytë të Elversbergut në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. Ndërsa asistimin e bëri te goli i parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi luajti deri në minutën e 85-të dhe ishte më i vlerësuari tek Elversbergu.
Për Asllanin ky ishte goli i shtatë në 13 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me tri asistime.
Së fundi, Asllani është ftuar nga Kosova për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.