Elversbergu ka marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të plejofit për promovim në Bundesligën gjermane.
Elversbergu barazoi 2:2 në udhëtim te Heidenheimi dhe është afër që të shkruajë historinë në futbollin gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani i duhet të marrë tjetër rezultat të mirë në ndeshjen kthyese për të luajtur më pas për herën e parë në Bundesligë.
Merita për sukseset e Elversbergut në këtë edicion ka sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.
Asllani në pjesën e parë asistoi e shënoi.
22-vjeçari në edicionin aktual ka shënuar 19 gola e ka kontribuuar me nëntë asistime.
Dueli kthyes zhvillohet të hënën nga ora 20:30, me Elversbergun vendës.
Asllani asistoi në golin për 1:0 në minutën e 18-të, ndërsa për 2:0 realizoi në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë skuadra e tij pranoi dy gola. Asllani luajti deri në minutën e 89-të.