Futboll

Asllani i vendosur të promovohet në Bundesligë

Fisnik Asllani

Fisnik Asllani synon tjetër paraqitje të madhe në plejofin për promovim në Bundesligë me Elversbergun. Të enjten mbrëma, Elversbergu barazoi 2:2 në udhëtim te Heidenheimi, në ndeshjen e parë të plejofit. Asllani kontribuoi me gol e asistim. 

Formë të njëjtë, Asllani synon edhe para tifozëve të vet. 

Elversbergu e synon Bundesligën për herën e parë në histori. 

“Në pjesën e parë kishim epërsi 2:0 ndaj Heidenheimit dhe mendoj se paraqitja ishte e mirë. Pranuam më pas dy gola, por kjo mund të ndodh. Në përgjithësi, do të mund të shënonim edhe një apo dy gola tjerë në pjesën e parë, por tani duhet të vazhdojmë para. Tani luajmë para tifozëve në shtëpi dhe duam të provojmë. Kur pranuam dy gola u bë e vështirë, sepse edhe tifozët nisën përkrahjen e madhe. Por ne nuk u dorëzuam dhe nuk pranuam golin e tretë. Mendoj se jemi në pozitë të mirë. Të luash në shtëpi është ndryshe. Neve na pëlqen të luajmë në shtëpi dhe mezi po e presim ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Asllani pas ndeshjes për “Sky Sport” të Gjermanisë. 

Për Asllanin është ndeshja e tretë rresht në të cilën shënon apo asiston, apo i bën të dyja brenda 90 minutave. Shënoi e asistoi në fitoren 3:0 ndaj Braunschweigut, asistoi në fitoren 2:1 në udhëtim te Schalke. 

Të enjten mbrëma asistoi në golin për 1:0 në minutën e 18-të, kurse shënoi me gjuajtje të saktë nga zona, në minutën e 42-të. 

Sulmuesi i Kosovës, 22-vjeçari Asllani, ka 19 gola e 9 asistime në 36 ndeshjet e edicionit aktual.