Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani: E meritonim që të promovoheshim në Bundesligë

Fisnik Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është shumë i zhgënjyer që skuadra e Elversbergut nuk arriti të promovohej në Bundesligën gjermane. 

Elversbergu të hënën mbrëma u mposht në shtëpi nga Heidenheimi me rezultatin 2:1 në ndeshjen kthyese të barazhit për Bundesligë. Heidenheimi e siguroi mbijetesën edhe për një edicion në elitën gjermane. 

Asllani pas ndeshjes deklaroi se Elversbergu e meritonte që të promovohej në Bundesligë. 

“Në një edicion kaq të mirë, siç e pa e gjithë Gjermania, e meritonim absolutisht. Patëm fat të keq. Dhamë gjithçka por ndonjëherë më e mira nuk mjafton. E përjetuam anën më të keqe të futbollit”, ka thënë Asllani, shkruan “Kicker”. 

22-vjeçari Asllani ishte i huazuar tek Elversbergu deri në fund të edicionit 2024/25. 

Ai do të kthehet te Hoffenheimi, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2026. 

Edhe Asllani me Elversbergun nuk promovohen në Bundesligë Futboll Asllani me Elversbergun nuk promovohen në Bundesligë

Asllani ishte golashënuesi i tretë më i mirë në Bundesliga 2. Në 33 ndeshjet e zhvilluara realizoi 18 gola dhe bëri tetë asistime. 

Për Asllanin kanë shprehur interesim shumë klube nga Gjermania si Borussia Monchengladbach, Werder Bremen, Freiburg dhe Stuttgart.

Elversbergu ishte i treti në Bundesliga 2 dhe për këtë luajti në barazh mne Heidenheimin që ishte i 16-ti në Bundesligë. Ndeshja e parë kishte përfunduar baras.