Fisnik Asllani ka kontribuuar me një gol e një asistim në fitoren 3:0 të Elversbergut ndaj Braunschweigut të shtunën në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Me fitoren e arritur në ndeshjen e parafundit të kampionatit, Elversbergu tani ka rritur gjasat për promovim në Bundesligë, që do të ishte historik.
Elversbergu më herët nuk e ka regjistruar asnjëherë një sukses të tillë, por mund të ëndërrojë me Asllanin që po e udhëheqë sulmin e kësaj skuadre.
Elversbergu në vendin e tretë ka 55 pikë, aq sa ka edhe Paderborni i katërti. Vendi i tretë në Bundesligë dërgon në plejof. Dy vendet e para avancojnë direkt në elitën gjermane.
Sulmuesi i Kosovës shënoi për 1:0 në minutën e 11-të, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë, shtatlarti i “Dardanëve” asistoi për Muhammed Damarin.
Damar e shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 21-të.
Asllani luajti deri në minutën e 79-të, ndërsa pati edhe disa mundësi tjera për shënim.
Ai në edicionin aktual ka 18 gola të shënuar, ndërsa ka edhe tetë asistime.
Ndeshjen e fundit të këtij kampionati në Bundesliga 2, Elversbergu e luan në udhëtim te Schalke të dielën e ardhshme.