Futboll

Asllani flet për dallimin mes Chivus e Inzaghit

Kristjan ASllani

Mesfushori i Interit dhe i Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka thënë se trajneri Cristian Chivu dhe Simone Inzaghi, nuk dallojnë shumë për nga puna që ata bëjnë dhe mënyra se si e udhëheqin lojën. 

Asllani ka folur për “SportItalia” pas barazimit 1:1 të Interit ndaj Monterreyt, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube. 

Për Chivun ishte debutim në krye të skuadrës “nerazzurre”. 

“Patëm disa momente pozitive, por për fat të keq pranuam gol nga ndërprerja. Duhet të përmirësohemi, por kishte gjëra pozitive. Ne donim që ta nisnim garën me pikët e plota, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Asllani. 

Asllani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 68-të në ndeshjen ndaj skuadrës meksikane. 

23-vjeçari kishte ndeshje edhe nën drejtimin e trajnerit Inzaghi. Në sezonin që përfundoi luajti në 36 ndeshje, ndërsa kontribuoi me tri gola e dy asistime. 

“Nuk ka shumë dallim mes Chvius dhe Inzaghit. Kemi luajtur me të njëjtin sistem në vitet e fundit. Chivu na ka kërkuar më shumë presion dhe këtë e aplikuam mirë. Duhet të përmirësohemi në ndërprerje. Ne mund të luajmë edhe me formacionin 3-4-2-1, siç kemi bërë në disa ndeshje në sezonin e kaluar. Duhet të adaptohemi në kërkesat e trajnerit, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë të luajmë”, deklaroi Asllani. 

Ndeshjen e radhës në Botërorin e klubeve, Interi e luan më 21 qershor ndaj Uraëa Reds. 
Në Grupin E është edhe River Plate, që ka tri pikë nga ndeshja e parë. Urawa është e fundit pa pikë.