Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asani shkëlqen në Championsin aziatik, realizon "hat-trick"

Jasir Asani

Sulmuesi i krahut, Jasir Asani, ka shkëlqyer të martën në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Në fitoren e skuadrës jugkoreane Gwangju ndaj asaj japoneze, Yokohama, Asani i shënoi tri gola dhe bëri një asistim. Gwangju fitoi 7:3 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës grupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asani shënoi që në minutën e dytë me goditje nga distanca. Gol tjetër realizoi në minutën e 55-të, kurse tregolëshin e kompletoi në minutat shtesë.

Asani ka pasur telashe te skuadra nga Korea e Jugut, derisa te Shqipëria është prej lojtarëve kryesorë.

Gwangju është skuadër debutuese në Championsin e Azisë.