Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asani vendimtar në fitoren e Gwangjus

Jasir Asani

Jasir Asani

Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani ka qenë vendimtar në fitoren e Gwangjus në Ligën e Kampionëve të Azisë. Asani e shënoi golin e fitores për Gwangjun në fitoren 1:0 ndaj Kawasaki Frontales. 

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve të Azisë. Asani golin e realizoi në minutën e 21-të nga pika e bardhë. Ai luajti për 84 minuta. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asani edhe në kuadër të xhiros së parë ndaj Yokohamas realizoi “hat-trick” dhe bëri një asistim. 29-vjeçari, Asani ka të shënuar edhe dy gola në nëntë ndeshje të zhvilluara këtë edicion në elitën e futbollit jugkorean.