Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

AS: Muriqi është jashtëtokësor

Vedat Muriqi

Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar për shkëlqimin e Vedat Muriqit të dielën.

“Muriqi është jashtëtokësor”, është titulli i mediumit spanjoll.

Muriqi theu rekordin e golave të kamerunasit, Samuel Eto’o me dy golat e realizuar në fitoren e Mallorcas 3:0 ndaj Rayo Vallecanos.

“Muriqi tha pas ndeshjes se ishte njeri, por kundër Rayo Vallecanos ai vërtetori se është më shumë se njeri, është jashtëtoksor”, shkruan AS.

Gazeta e afërt me klubin e Mallorcas “Ultima Hora” shkruan se “Muriqi e çon Mallorcan në një nivel tjetër”.

Edhe Si e priti Muriqi urimin nga Eto’o? Futboll 3 muaj më parë Si e priti Muriqi urimin nga Eto’o?

Mundo Deportivo ka shkruar se si me golat e shënuar “Muriqi shkruan histori dhe nxjerr Mallorcan nga ferri”.

Kanë shkruar edhe shumë mediume tjera. Për arritjen e jashtëzakonshme të Muriqit priten të tjera shkrime në ditët në vijim.

Lexo përditësimet tjera
Vedat Muriqi

Muriqi legjendar – thyen rekordin e legjendës Eto’o

Me dy golat e tij kundër Rayo Vallecano, sulmuesi i Kosovës është bërë golashënuesi më i...