Me dy golat e tij kundër Rayo Vallecano, sulmuesi i Kosovës është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas në La Liga.
Muriqi ka arritur në shifrën e 55 golave, duke tejkaluar 54 golat e Samuel Eto’os me fanellën e Mallorcas në La Liga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrenda katër minutash, “Piratët” shënoi dy gola që i dhanë ekipit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme në garën për mbijetesë.
Mallorca mposhti Rayo Vallecanon 3:0, të dielën, në kuadër të javës së 31-të.
Goli i parë, Muriqi e shënoi në minutën e 36-të, kurse të dytin në minutën e 40-të.
Jan Virgili shënoi për 3:0 në minutën e 65-të.
Arritjet e Muriqit nuk ndalen me kaq.
Ai ka hyrë fuqishëm edhe në garën për golashënuesin më të mirë në La Liga për edicionin aktual. Sulmuesi i Kosovës me 21 gola të shënuar në edicionin aktual në La Liga, është vetëm dy gola larg yllit francez të Real Madridit, Kylian Mbappes, që është në vendin e parë në renditjen e golashënuesve me 23 gola.
Ashtu siç pritje, Muriqi pas shkëlqimit me fanellën e Mallorcas të dielën, u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Rayo Vallecanos.
Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe shtatë xhiro.
Me fitore, Mallorca është ngritur në vendin e 15-të me 34 pikë.
Vedat Muriqi shkëlqen në pjesën e parë
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në minutën e 36-të shënoi golin e epërsisë 1:0 në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos në La Liga.
Me golin e realizuar, Muriqi barazoi rekordin e legjendës kamerunase, Samuel Eto’o. Por katër minuta më vonë, Muriqi realizoi edhe golin e dytë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga.
Ai me golin e dytë në ndeshjen që po luhet të dielën, theu rekordin e Eto’os me 55 gola në La Liga. Mallorca e mbylli 2:0 pjesën e parë falë golave të “Piratit”.
Është arritje e jashtëzakonshme e sulmuesit të Kosovës.

Tjetër gol nga Muriqi – thyen rekordin e Eto’os
Vedat Muriqi ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Rayo Vallecanos.
Tani mban rekordin për gola të shënuar te Mallorca. Ai ka thyer rekordin e kamerunasit, Samuel Eto’o.
Tani Muriqi ka 55 gola në La Liga.
2-0 MALLORCA
HE HAS DOUBLED THE LEAD!!!!!VEDAT MURIQI SCORES HIS 21st LEAGUE GOAL WOW!!!!!
pic.twitter.com/A71VQgtMza— LIVE GOALS (@FTLiveGoals) April 12, 2026

Muriqiiiiiiii – barazon rekordin e Eto’os
Vedat Muriqi ka shënuar gol për Mallorcan ndaj Rayo Vallecanos.
Ai shënoi golin e epërsië 1:0 në minutën e 36-të.
Është goli i 54-t për Muriqin në La Liga.
“Pirati” ka barazuar rekordin e legjendës kamerunase, Samuel Eto’o.
1-0 MALLORCA
VEDAT MURIQI SCORES HIS 20th LEAGUE GOAL WOW!!!!!
pic.twitter.com/L8yzrsUyQb— LIVE GOALS (@FTLiveGoals) April 12, 2026
Muriqi i vendos këpucët e tij në muzeun e Mallorcas
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është filmuar duke i nënshkruar këpucët e tij të futbollit dhe duke i vendosur ato në muzeun e Mallorcas pas arritjes historike të dielën.
Me dy golat e shënuar të dielën ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi, u bë golashënuesi më i mirë i Mallorcas në La Liga. Ai theu rekordin e kameruanasit, Samuel Eto’o.
“Disa prej këpucëve historike do të shkojnë direkt në muzeun e Mallorcas”, shkruan Mallorca.
Vedat Muriqi merr urime nga kryetari i FFK-së
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, për rekordin e arritur të dielën.
Muriqi hyri në histori me 55 gola në La Liga për Mallorcan.
“Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, në emër të bashkëlojtarëve të ekipit kombëtar dhe në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i shpreh urimet më të përzemërta kapitetin tonë Vedat Muriqi, për arritjen e jashtëzakonshme, vendosjen e rekordit të golave në klubin e tij RCD Mallorca, në njërën prej ligave më të forta në botë, La Liga të Spanjës! Me përkushtim, punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Vedati po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij klubi dhe në La Liga, duke qenë golashënuesi më i mirë jo vetëm te kombëtarja jonë, por edhe te klubi i tij. Tejkalimi i një emri legjendar si Samuel Eto’o e bën këtë arritje edhe më të veçantë.
Me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është kthyer në ambasadorin më të mirë të Kosovës dhe në simbol të krenarisë për vendin tonë”, shkruan Ademi në rrjetet sociale.
AS: Muriqi është jashtëtokësor
Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar për shkëlqimin e Vedat Muriqit të dielën.
“Muriqi është jashtëtokësor”, është titulli i mediumit spanjoll.
Muriqi theu rekordin e golave të kamerunasit, Samuel Eto’o me dy golat e realizuar në fitoren e Mallorcas 3:0 ndaj Rayo Vallecanos.
“Muriqi tha pas ndeshjes se ishte njeri, por kundër Rayo Vallecanos ai vërtetori se është më shumë se njeri, është jashtëtoksor”, shkruan AS.
Gazeta e afërt me klubin e Mallorcas “Ultima Hora” shkruan se “Muriqi e çon Mallorcan në një nivel tjetër”.
Mundo Deportivo ka shkruar se si me golat e shënuar “Muriqi shkruan histori dhe nxjerr Mallorcan nga ferri”.
Kanë shkruar edhe shumë mediume tjera. Për arritjen e jashtëzakonshme të Muriqit priten të tjera shkrime në ditët në vijim.
Muriqi: Dua të krijoj shumë histori me këtë klub
Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka thënë se ndihet shumë krenar me veten që kaluar me gola një legjendë si Samuel Eto’o. Futbollisti i Kosovës, me 55 gola, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas në La Liga. Rekordin e Eto’os, Muriqi e theu të dielën me dy golat në fitoren 3:0 të Mallorcas kundër Rayo Vallecanos.
“Që kur kam mbërritur në këtë ishull të bukur, jam ndier si në shtëpi. E kam ndier këtë dhe kur fillon këtu, vëren diçka ndryshe që nga dita e parë. Dashuria ime për ishullin dhe Mallorcën ka qenë e tillë që nga fillimi. E dija që doja të isha një legjendë për këtë ekip dhe falë tifozëve, stafit të trajnerëve dhe mbështetësve, tejkalimi i një legjende si Eto’o dhe hyrja në historinë e këtij klubi të madh më bën shumë krenar për veten time. Në këto ndeshje të mbetura, dua të shkoj sa më larg që të mundem”, tha Vedat Muriqi për LaLigan.
Ai ka komentuar edhe fitoren e madhe të Mallorcas.
“Është shumë e rëndësishme, ishte një ditë shumë interesante. Rivalët tanë luajtën të shtunën dhe papritmas e gjetëm veten në zonën e rënies nga kategoria. E dimë si luajmë dhe nëse do të bënim presion në shtëpi, mund të fitonim. Bëmë një punë shumë të mirë dhe jemi jashtë zonës së rënies nga kategoria”, theksoi Muriqi.
Ai po ashtu ka komentuar thirrjet e tifozëve në tribuna, të cilët bënin thirrje që ai të fitonte Topin e Artë.
“Janë të çmendur, çfarë Topi të Artë! Po përpiqem me gjithë mundin tim të shoh nëse do të dalë diçka e mirë prej saj”, komentoi Muriqi.
Muriqi foli edhe për kanalin zyrtar të Mallorcas.
“Jam shumë krenar për veten time, falë shokëve të ekipit, gruas sime, fëmijëve të mi dhe njerëzve të ishullit, sepse që nga dita e parë ndjeva diçka ndryshe dhe dua të jem një nga legjendat e këtij ekipi. Jam shumë krenar për veten time dhe nuk dua të ndalem këtu. Dua të vazhdoj, të siguroj jetëgjatësinë e ekipit dhe të krijoj shumë histori të tjera me këtë klub”, ka thënë Muriqi.
I pyetur nëse mund ta kaloj me gola yllin francez të Real Madridit, Muriqi tha se do të ishte e jashtëzakonshme.
“Jam i përqendruar në rrugën time. Nëse mund ta tejkaloj atë, perfekt, do ta shohim”, tha Muriqi.