Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për zhvillimin e sportit te skuadra e Zenit St. Petersburgu, Andrey Arshavin, ka folur për dy sulmues të premten. Njëri prej tyre ishte Mirlind Daku.
Në një intervistë për mediumin rus “Sport-Express”, Arshavin, që vlerësohet futbollisti më i mirë rus i shekullit 21, ka thënë se do ta dëshironte Dakun në skuadër. Daku paraqitet te Rubin Kazani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka theksuar se blerja e sulmuesit të Dynamo Moskës, Konstantin Tyukavin, është thuajse e pamundur, ndërsa më i lehtë do të ishte transferimi i Dakut.
“Tyukavin do të ishte ndihë e madhe për Zenitin. Është thuajse e pamundur ta transferojmë atë nga Dynamo. Do të ishte më lehtë për Dakun, mendoj unë”, ka deklaruar Arshavin, duke dhënë sinjale se Daku mund të përfundojë te skuadra e njohur ruse.
Daku në këtë edicion të kampionatit të Rusisë i ka nëntë gola në 17 ndeshje. Së fundmi është ballafaquar me lëndime.