Ish-futbollisti i Zenitit që luan për Orenburgun, Danila Khotulev, e ka cilësuar sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Dakun, si një nga sulmuesit më të fortë që luan në elitën e futbollit të Rusisë.
Ai ka thënë se sulmuesi i Rubin Kazanit është vështirë për t’u ruajtur.
“Përballja më e vështirë për mua është kundër Mirlind Dakut. Nuk ka të bëjë me ndeshjen e fundit, por me gjithçka. Është shumë e vështirë t’i rezistosh Dakut”, tha Khotulev për “metarations.ru”.
Daku shënoi dy gola kundër Orenburgut, në kuadër të xhiros së shtatë të elitës ruse. Sulmuesi kosovar u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Daku 27-vjeçar ka gjashtë gola dhe një asistim në shtatë xhiro.