Tijjani Reijnders do ta vazhdojë karrierën te Manchester City.
Ai do të transferohet nga AC Milan për rreth 70 milionë euro, ka njoftuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se marrëveshja tashmë është arritur, ndërsa Reijnders do të firmosë kontratë shumëvjeçare.
Holandezi 26-vjeçar luan në mesfushë. Te Milani është prej vitit 2023, ndërsa më parë ishte te skuadra të ndryshme holandeze. Për përfaqësuesen e Holandës i ka 22 ndeshje.