Futboll

“Arena Kombëtare” merr sërish emrin “Air Albania”

Air Albania

Stadiumi “Arena Kombëtare” do të quhet sërish “Air Albania” për pesë vjetët e ardhshëm. 

Marrëveshja për të drejtat e emërtimit të stadiumit në Tiranë, është arritur të enjten. Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

“Emri ‘Air Albania Stadium’ nuk është vetëm një emër komercial i vendosur mbi një impiant sportiv. Ai është dëshmi e një filozofie moderne, ku sporti, ekonomia dhe identiteti kombëtar ecin krah për krah. Ky stadium ishte i pari në Shqipëri dhe ndër të parët në rajon që u pagëzua me një emër tregtar. Ishte një vendim novator, një hap i guximshëm, që tregoi se edhe në Shqipëri ka hapësirë për modele të qëndrueshme marketingu sportiv. Sot, me rinovimin e kësaj marrëveshjeje për pesë vitet e ardhshme, po tregojmë se ky treg jo vetëm që ekziston, por po zhvillohet”, ka thënë presidenti i FSHF-së, Armand Duka. 

Shqipëria në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do ta pres Serbinë të shtunën, në ndeshjen që i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.