Trajneri portugez, Ruben Amorim, e ka filluar me barazim aventurën te skuadra e Manchester Unitedit. Të dielën në kuadër të javës së 12-të të Premier Leagues, Unitedi si mysafir barazoi 1:1 me Ipswich Townin.
Marcus Rashford në minutën e dytë shënoi gol për t’i kaluar në epërsi mysafirët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e 43-të, Omari Hutchinson shënoi për 1:1.
Tek Ipswich Towni në portë ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.
Unitedi ka 16 pikë dhe është në vendin e 12-të.
Ipswich Towni është në pozitën e 18-të me nëntë pikë.