Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Amorim i lumtur me paraqitjen e Garnachos

Alejandro Garnacho

Alejandro Garnacho ishte prej më meritorëve në barazimin e së dielës mbrëma të skuadrës së Manchester Unitedit. 

Unitedi barazoi 1:1 me Arsenalin në derbin e xhiros së 28-të të Premier Leagues. 

Trajneri i Unitedit, Ruben Amorim, u nda i lumtur me paraqitjen e Garnachos. 

Argjentinasi Garnacho kishte disa goditje në portë por u shqua edhe për driblimet që i bëri. 

“Unë mendoj se Garnacho bëri një lojë vërtet të kompletuar. Ai ishte i mërzitur të enjten e kaluar dhe ndaj Arsenalit ishte i mrekullueshëm. Ai u mbrojt shumë mirë dhe sulmoi shumë mirë. Unë mendoj se ishte ndeshja më e mirë e Garnachos prej që kur kam ardhur tek Unitedi. Ai po përmirësohet”, ka thënë Amorim, shkruan të hënën “Reuters”. 

Edhe Amorimi debuton me barazim tek Unitedi Futboll Amorimi debuton me barazim tek Unitedi

Unitedi nuk po tregon formë të mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez. 

Në 28 ndeshjet e zhvilluara ka 34 pikë dhe renditet në pozitën e 14-të.