Futboll

Tjetër barazim i Muriqit me Ipswichin në Premier League

Ipswich

Tjetër barazim i Muriqit me Ipswichin në Premier League

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq me Ipswich Townin kanë vazhduar me barazime këtë edicion në Premier League. Ipswichi barazoi me rezultatin 2:2 ndaj Aston Villas të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë.

Për skuadrën e Muriqit ky ishte barazimi i katërt radhazi në gjashtë ndeshje të zhvilluara. Ka edhe një humbje. Ndërsa për Aston Villan ishte barazimi i parë këtë edicion. Ka edhe katër fitore dhe një humbje. Për reprezentuesin e Kosovës ishte ndeshja e katërt radhazi që starton nga minuta e parë.