Qendërmbrojtësi Fidan Aliti është lojtari me më së shumti minutazhë tek Alanyaspori, skuadër që siguroi me vështirësi mbijetesën në Superligën e Turqisë.
Aliti 31-vjeçar luajti gjithsej 3.246 minuta, kurse i treti për më së shumti minutazhë në fushë gjatë edicionit 2024/2025 ishte mbrojtësi tjetër i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.
Mbrojtësi i krahut të djathtë luajti gjithsej 2.951 minuta. Aliti shënoi një gol dhe asistoi një herë në 34 ndeshje në Superligë. Luajti edhe katër ndeshje për Kupë të Turqisë.
Ndërkohë, Hadërgjonaj 30-vjeçar shënoi katër gola, ndërsa kontribuoi edhe me pesë asistime në 33 ndeshje në Superligë. Një gol shënoi edhe për Kupë të Turqisë.